Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Borusia fiton mes spektaklit, Leipzig ndalet sërish

Borusia e Dortmundit ruajti vendin e 3-të në Bundesligë, pas një fitoreje emocionuese 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt, që ishte dhe një rival i drejtpërdrejtë për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Sfida në “Signal Iduna Park” ishte spektakolare me ndeshjen që u zhbllokua pas vetëm 11 minutash lojë kur Pulisic mundi të kalojë në epërsi verdhezinjtë.

Gjithsesi emocionet e vërteta dy ekipet i kishin ruajtur pas minutën e 75-të, me Eintracht që barazoi me anë të Joviç. Gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi 2 minuta më pas Batshuayi dërgoi topin sërish në rrjetë për Dortmund. Kur skuadra e Stoger mendoi se kishte marrë 3 pikët, Eintracht e befasoi me golin e 2-2 të Blum në të 91-tën.

Por emocionet e mëdha ishin ruajtur për në sekondat e fundit, kur Dortmund i hedhur dëshpërimisht në kërkim të golit të fitores arriti ta marrë atë në të 94-rën me golin e dytë personal të Batshuayi që po konfirmohet si zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Aubameyang.

Pa gola u mbyll ndërkohë takimi tjetër mes Shtutgartit dhe Leipzigut, me një pikë që nuk është se i bëri punë asnjërës prej dy skuadrave.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...