Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Borussia Dortmund emëron trajnerin e ri, i beson 35-vjeçarit turk

Borussia Dortmund emëron trajnerin e ri, i beson 35-vjeçarit turk

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do të jetë trajneri i ri i verdhezinjve, teksa vendimi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi gjerman, por edhe vetë 35-vjeçari, që ka firmosur deri në verën e 2027-ës me Borussian e Dortmundit.

“Është një nder i madh për mua të jem trajner i Borussias së Dortmundit dhe falënderoj shumë të gjithë personat përgjegjës, të cilët vendosën të më besojnë mua. Mezi pres të nis nga puna. Që nga dita e parë do të bëjmë gjithçka me shumë energji dhe pasion, për të arritur sa më shumë suksese”, u shpreh Sahin, në fjalët e para si trajner i Borussia Dortmund.

Lexo edhe:

Nuri Sahin ka veshur fanellën e Borussias së Dortmundit për 9 sezone në dy periudha të ndryshme, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra si Real Madrid e Liverpool.

Sa i përket karrierës si trajner, Sahin ka vetëm një eksperiencë thuajse dy vjeçare me Antalyaspor, të cilën e ka mbyllur në verën e 2023-shit dhe tashmë është gati të tregojë veten në stolin e Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...