Borussia e Dortmundit ndal ecurinë e fitoreve radhazi në Bundesligë, teksa në javën e 14-të u dorëzua 2-0 në fushën e Wolfsburgut. Verdhezinjtë ishin të pafat në këtë sfidë, ku rastet e krijuara nuk mundë t’i konkretizonin me gola, ndërkohë që vendësit shënuan në fillim dhe në fund të sfidës së luajtur në “Volkswagen Arena”.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e 6-të nga Van de Ven M, i shërbyer nga Bornauw. Miqtë nga Dortmundit u përpoqën shumë, por shkuar në asnjë moment deri te goli dhe sapo nisi koha shtesë morën goditjen përfundimtare nga Nmecha. Për “Ujqërit” kjo ishte fitorja e tretë radhazi që i ngjit në kuotën e 20 pikëve.
