Kategoria Superiore

Boshatiset Partizani, Jasir Asani transferohet zyrtarisht në Hungari!

Një lamtumirë e ndierë dhe e dhimbshme për Jasir Asanin dhe tifozët. E zyrtarizuar nga një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, bashkë me një foto të përbashkët me Presidentin Gazment Demi, me shenjën e ok, si konfirmim i mëtejshëm i një zgjedhje dypalëshe dhe një miqësie që zgjat pavarësisht se rrugët ndahen këtu profesionalisht. Sulmuesi i jep lamtumirën Partizanit pas plot 4 vitesh në kampin e kuq, në mes një huazim disamujor i pasuksesëshëm te Aik në Suedi, por mbi të gjitha një titull kampion, shumë gola e kënaqësi që talenti nga shkupi i ka dhuruar tifozëve të kuq. Në postimin e tij shkruan.

Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.
Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemrën time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan!

Falënderimet padyshim i takojnë nga tifozët e kuq dhe jo vetëm edhe atij, Jasir Asanit, një ndër lojtarët më teknikë të kategorisë superiore, vendimtar, frymësues me futbollin e bukur dhe inteligjent, karakter ndoshta disi i vështirë, por edhe kjo shenjë e një personaliteti të fortë, i lehët të dallohet edhe në stilin e tij të të luajturit futboll. Padyshim që e ardhmja është jashtë vendit, me urimin për një karrierë të suskesëshme, e pse jo edhe keqaerdhjen që Partizani humbet një ndër lojtarët më cilësore, edhe në këndvështrimin e ndeshjeve të Europës, ndërsa Kategoria Suiperiore një nag ata lojtarë që prodhojnë futboll duke  shtuar bukurinë.

Vetëm pak orë pas largimit nga Partizani, Jasir Asani ka zyrtarizuar kalimin e tij në Hungari te skuadra e Kisvardas që prej disa ditësh i kishte bërë ofertë të kënaqshme edhe në termat financiare futbollistit, ofertë që pasi menduar mirë është pranuar nga Asani ashtu siç Supersport paralajmëroi ditë më parë. Asani është prezantuar menjëherë te klubi i elitës së futbollit hungarez. Kjo është eksperienca e dytë në pak kohë jashtë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për 26-vjeçarin nga Shkupi i cili luajti për disa muaj edhe te AIK Stockholm në Suedi.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency