Basketboll

Bota e sportit i jep lamtumirën Kobe Bryant-it, emocionon Vanessa: Kujdesu për Gigin!

Bota e sportit i dha lamtumirën e fundit legjendës së NBA-së, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij, Gigi, të cilën humbën jetën bashkë me 7 persona të tjerë në një aksident tragjik me helikopter një muaj më parë në kodrat e Los Angelesit.

Në “Staples Center”, aty ku “Black Mampa” u shndërrua në mit, ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona dhe secili prej tyre mori në hyrje të impiantit një libërth fotografik me një seri fotosh të Koby-t dhe vajzës së tij.

Mes personazhe të njohura, ishin edhe Steve Nash dhe komisioneri i NBA-së, Adam Silver, që shkëmbyen një përqafim të gjatë pranë skenës së ngritur për këtë rast. Mesh shumë basketbollistëve ishin edhe ish-Lakers-at: Phil Jackson (trajneri i tij), Jerry West, Elgin Baylor, Kareem Abdul-Jabbar (pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së), Byron Scott dhe AC Green.

Fjalët e para i tha bashkëshortja Vanessa (u prit me ovacione të gjata), e cila ftoi të pranishmit të nderonin jetën e Kobe-t, Giannas dhe të shtatë miqve që humbën jetën në aksident.

“Jam këtu sepse e dua Kobe-n),” – tha para performancës së saj Beyoncé, që emocionoi të gjithë të pranishmit, të cilit nuk i përmbajtën dot lotët.

Fjalët e Vanessës sigurisht që prekën emocionalisht 20 mijë personat që kishin mbushur “Staples Center”: “Kobe më thoshte gjithmonë: Gigi është kopja jote, ka brenda të njëjtin zjarr që ke ti, personalitetin tënd, sarkazmën tendë. Kam qenë mikja e tij më e mirë, e dashura e tij e parë, bashkëshortja e tij, dashuria e tij e madhe. Më dërgoi një mesazh para se të vdiste, donte që ne të dy të kalonim më shumë kohë bashkë, pa fëmijët. Nuk ia dolëm dot.”

Fjalët e fundit të Vanessës ishin vërtet prekëse:

“Kobe, kujdesu ti për Gigin. Unë do të bëj të njëjtën gjë për vajzat e tjera. Do të shihemi në parajsë, të gjithë së bashku!”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency