Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Heroi është Icardi, Interi fiton derbin “in-extremis”, festë zikaltër në “San Siro”

Është sërish i Interit derbi i Milanos dhe heroi është po prapë ai. E vendos në shtesë Mauro Ikardi, me një gol që bën të shpërthejnë tifozët zikaltër. Përfundon 1-0 për Interin, që falë kapitenit merr një fitore të çmendur, siç është vetë etiketimi i kësaj skuadre, por krejtësisht të merituar përballë një Milani shumë të ndrojtur në fushën e lojës.

Fantastike koreografia në “San Siro”, me tifozët e Interit që shpalosin si simbol të Milanos, gjarprin zikaltër. Derbi i 222-të i historisë në prani të figurave që i kanë dhënë lavdi në të shkuarën, nga Zanetti te Maldini, në fushë dy skuadra që kërkojnë t’i rikthehen fisnikërisë së tyre.  Milani grish në fillim me dy gjuajtje jashtë katërkëndëshit, por në rastin e parë të vërtetë, Interi gjen rrjetën, shënon Mauro Ikardi në krosimin e Brozovic, por kryesori Marko Guida i ndërpret festimin, duke e gjykuar golin të parregullt. Sipas tij e ka prekur Vecin,o duke nxjerrë jashtë loje kapitenin. Gjithsesi, vazhdon 0-0, me Interin që krijon më tepër.

Në të 22-ën një aksion i tëri kroat me krosim të Vrsajlko dhe goditjen me kokë të Perisic gjen reagimin fantastik të Donnarummës. Interi shtrin më tepër dominimin, duke vënë në vështirësi kuqezinjtë, që shpëtojnë vetëm nga trau i portës në rrotullimin e De Vrij, pa fat këtë herë zikaltrit. Në të 38-ën, Icardi nuk arrin në krosimin nga e djathta të Vrsajlko, ndërsa në të 42-ën barazohen golat e anuluar, këtë herë shënon Musacchio, por këtë herë është shumë më evidente zgjatimi i topit nga Romagnoli dhe rrjedhimisht pozicioni jashtë loje. Në të 43-ën tjetër rast i humbur për Interin, me Vecinon që gabon pothuajse një penallti në lëvizje.

Në pjesën e dytë Milani është dhe më i ndrojtur dhe loja për minuta të tëra stacionohet në gjysmëfushën e kuqezinjve, por me Interin që nuk arrin të godasë, në të 58-ën ka një krosim të bukur të Perisic me Politanon që gabon në goditje. Pas pesë minutash (63’), Vecino arrin të gjuajë, por jo në portë, në të 78-ën provon të bëjë akrobacinë në zonë Borja Valero, diçka që për moshën e tij rezulton e vështirë, ndërsa Milani ka rastin e tij të artë në të 80-ën me Suson që godet dobët nga kufijttë e zonës, pa vënë dot në rrezik Handanovic.

Menjëherë më pas rasti është në krahun tjetër, luhet volejboll para portës së Milanit (81’), me Icardin që zgjaton për Borja Valeron me Donnarummën që ndërhyn para zhytjes finale. Në të 87-ën një krosim i gabuar Rodriguez rrezikon të kthehet në kërcënim për Handanovic, që gjendet gati në shtyllën e parë. Ndeshja shkon në shtesë, dhe atëherë kur pritej një zero me zero, kurajë e madhe e Vecinos për këtë kros që gjen në zonë fatalin Icardi që edhe një herë, ashtu si sezonin e kaluar vulos derbin e Madonninës. Shpërthejnë tifozët zikaltër, për Interin është fitorja e pestë radhazi, 7 bashkë me dy të Championsit, fitorja e 79-të në derbin e Milanos, përkundër 76 fitoreve të Milanit.

Rastet minutë pas minute:

90+2′ – zhbllokohet më në fund takimi. E kush tjetër përveç Mauro Icardit do të ishte heroi i zikaltërve, pas një daljeje të gabuar të Donnarummas. Pak çaste më vonë mbyllet ndeshja, Interi fiton derbin dhe rimerr vendin e tretë.

84′ – Largohet nga loja Frank Kessie, në fushë për Milanin Bakayoko.

82′ – Spalletti i beson Candrevës, e akivizon në vend të Politanos.

80′ – Susuo tenton me një goditje të befasishme brenda zonës, por nuk arrin të shënojë.

74′ – Vjen momenti i Cutrones, zëvendëson Calhanoglu.

70′ – Keita në fushë për Perisic.

58′ – Rast i volitshëm për Politanon, por futbollisti zikaltër nuk koordinohet si duhet në finalizim.

53′ -Moment shpërqendrimi në zonën e Milanit, Vecino nuk arrin të përfitojë.

46′ – Nis pjesa e dytë, asnjë ndryshim në formacionet respektive.

45+4′ – Mbyllet pjesa e parë me nga një gol të anuluar për secilën skuadër.

45+2′ – Calabria bën faull taktik, ndëshkohet nga gjyqtari.

44′ – Karton i verdhë edhe për Calhanglu.

43′ – Çfarë humbet Vecino! Edhe pse i lirë në zonë, godet shumë keq, topi përfundon disa metra mbi tra.

42′ – Edhe Milani arrin ta dërgojë topin në rrjetë me Musacchion, por edhe në këtë rast pozicioni ishte i parregullt.

29′ – Politano i krijon mundësinë vetes për të goditur nga jashtë zonës, por shënjestra e tij është e gabuar.

34′ – I pafat holandezi de Vrij, goditja e tij përfundon në shtyllë. Mundësi e humbur për Interin.

30′ – Nainggolan, i dëmtuar, ia lë vendin Borja Valeros.

22′ – De Vrij me kokë, fluturon Donnarumma, këndore për Interin.

20′ – Biglia ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Nainggolan.

16′ – Kessie u shërbye brenda zonës nga Suso, por finalizimi i tij ishte i gabuar.

14′ – Politano bën që të impenjohet Donnarumma në shtyllën e parë, pas një krosimi të rrezikshëm.

12′ – Mauro Icardi ns shtyllën e dytë e dërgon topin në rrjetë, por gjyqtari e anulon me të drejtë për pozicion jashtë loje, topi është prekur lehtë me kokë nga Vecino.

9′ – Calhanoglu provon te befasojë Handanovicin nga distanca, por topi përfundon jashtë.

4′ – Suso jep shkëndijën e parë nga jashtë zonës, por topi përfundon në fundore.

 1′ – Starton takimi, gjyqtar kryesor është Marco Guida.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...