Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Botëror pa Top të Artë pas 44 vitesh, tre yjet e pafat që humbën Kupën e Botës

Karim Benzema ka humbur pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022 si pasojë e problemeve fizike. Një goditje e madhe për kombëtaren franceze, trajnerin Deschamps dhe vetë kapitenin e Realit të Madridit, i cili këtë vit fitoi me meritë Topin e Artë.

Kompeticioni më i rëndësishëm në futboll, fillon sot me duelin Katar-Ekuador, teksa në 18 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe. Kjo është hera e tretë në histori që një Kupë Bote do të zhvillohet pa fituesin e Topit të Artë!

Hera e parë ndodhi në vitin 1958. Legjenda e Realit të Madridit, Alfredo Di Stefano, i cili mori nënshtetësinë spanjolle, fitonte Topin e Artë një vit përpara Botërorit, por nuk ia dilte të merrte pjesë në Suedi 1958 me kombëtaren iberike.

Nëse do të vijonte të ishte argjentinas, Di Stefano do të kishte luajtur në Botëror, por nuk do kishte fituar dot Topin e Artë, pasi ky çmim u akordohej vetëm futbollistëve europianë deri në vitet ’90.

Më pas ishte radha e Allan Simonsen, sulmuesi fantastik i M’Gladbach. Danezi shkëlqente me skuadrën gjermane, në vitin 1977 fitoi Topin e Artë, por një vit më vonë mungoi në Argjentinë 1978, pasi Danimarka nuk arriti të kualifikohej.

Trishtim i madh për sulmuesin nordik mungesa në Kupën e Botës, teksa 44 vite pas tij është radha e Karim Benzema të mos marrë pjesë në Botëror si fituesi i Topit të Artë. 34-vjeçari zhvilloi një sezon të paharrueshëm, fitoi gjithçka me Realin, por dëmtimi nuk e lejoi të tentonte fitimin e Kupës së Botës me Francën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...