Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Botëror transformues”/ Sekretari i FSHF-së në Konventën e FIFA-s për Futbollin e Femrave në Australi

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka marrë pjesë në Konventën e FIFA-s për Futbollin e Femrave. Që po zhvillohet në Sydney të Australisë, aty ku marrin pjesë zyrtarët më të lartë të federatave nga e gjithë bota.

Në këtë takim të rëndësishëm që zhvillohet edhe në kuadër të finaleve të Kupës së Botës 2023, që luhet në Australi dhe Zelandën e Re, u diskutua për zhvillimin, rritjen, edukimin apo fuqizimin e futbollit të femrave. Teksa në panel ishin të ftuar figura të njohura të futbollit botëror ndër vite.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se Kupa e Botës 2023 ka transformuar imazhin e futbollit të femrave. Dhe u bëri thirrje qeverive, federatave, transmetuesve televizivë dhe medias që të vazhdojnë të mbështesin këtë arritje. Por edhe rrugën drejt barazisë në të ardhmen.

Lexo edhe: 

Në fjalën e mbajtur gjatë Konventës së FIFA-s për Futbollin e Femrave në Sydney, Presidenti i FIFA-s vlerësoi organizatorët dhe suksesin e shkëlqyer të kompeticionit.

Është thjesht Kupa e Botës më e mirë dhe më e madhe ndonjëherë. Ky Botëror ka qenë transformues. Kemi pasur dy milionë spektatorë nëpër stadiume dhe dy miliardë shikues që e kanë ndjekur nga ekrani i televizorit”.

Së bashku me Sekretarin Shulku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Përgjegjësi i Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza. Delegacioni shqiptar ka pasur mundësi të zhvillojë edhe takime të shumta me homologë të federatave të tjera për bashkëpunime dhe projekte të mundshme në të ardhmen.

Zyrtarët e FSHF-së ishin ftuar nga FIFA për të marrë pjesë në punimet e Konventës dyditore si edhe për të ndjekur finalen e Kupës së Botës 2023, Angli-Spanjë. Që luhet ditën e diel më 20 gusht 2023.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...