Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Botërori 2022, Katari gati të aplikojë vaksinimin e detyruar për lojtarët

Vendi organizator i Kupës së Botës 2022, Katari po punon për të bërë të detyrueshme vaksinimin anti Covid-19 për të gjithë futbollistët pjesëmarrës në kompeticionin që do të startojë nëntorin e vitit të ardhshëm.

Autoritetet mjekësore të Katarit janë në bisedime intensive me FIFA-n për të vendosur në lidhje me këtë çështje, që për momentin është vetëm një propozim, por që shumë shpejt mund të marrë udhën e zyrtarizimit.

Aktualisht qeveria e Katarit ka vendosur detyrimin e vaksinimit për të gjithë tifozët që do të duan të ndjekin ndeshjet e Botërorit nga shkallët e stadiumit, ndërsa tani po punojnë që një gjë e tillë të bëhet edhe për komplet delegacionet e përfaqësueseve që do të sigurojnë një biletë pjesëmarrjeje.

Një opsion tjetër që po merret në konsideratë për futbollistët që janë shprehur kundër injektimit të vaksinës, është edhe ai i detyrimit për të paraqitur një test negativ çdo tri ditë, në mënyrë që të garantojë vazhdimisht se nuk është prekur nga koronavirusi.

Vetë FIFA, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se vendi organizator, Katari ka marrë përsipër të garantojë shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në Kupën e Botës dhe pikërisht për këtë arsye, është vendosur të ndiqen me përpikëri të gjithë udhëzimet e autoriteteve shëndetësore atje, të cilat pritet të publikohen në ditët e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...