Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Botërori 2023 / Publikohet lista, kombëtarja e femrave nis përgatitjet për sfidat me Poloninë & Norvegjinë

Kombëtarja e femrave do të nisë në mesjavë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2023. Përfaqësuesja kuqezi e femrave do të përballet më 1 shator ndaj Polonisë me sfidën që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Norvegjisë për sfidën përmbyllëse të kualifikueseve më 6 shtator.

Trajneri Armir Grima ka shpallur tashmë listën me emrat e 20 futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje, ndërkohë që grumbullimi do të nisë më datë 24 gusht. Me ekipin do të jenë në stërvitje edhe dy futbollistet, Fortesa Berisha dhe Vesa Paqarizi, të cilat janë në procesin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe stafi teknik ka menduar t’i afrojë që tani lojtaret për t’u ambientuar me grupin.

Kombëtarja shqiptare është e shortuar në Grupin 7 dhe aktualisht renditen në e katërt me 10 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh, e dukë lënë pas Kosovën e Armeninë. Grupi kryesohet nga Norvegjia me 22 pikë e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollisteve të thirrura nga trajneri Armir Grima për dy ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të Botërorit 2023:

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...