Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Botërori 2023/ Rexhepi: Ndaj Polonisë kërkojmë rezultat pozitiv. Tifozë, ejani na mbështesni!

Stërvitjet për dy ndeshjet e fundit të kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023” ndaj Polonisë e Norvegjisë po vazhdojnë me ritëm të lartë ditë pas ditë.

Që prej të mërkurës së 24 gushtit, Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet intensive për kualifikueset e Botërorit, me qëllim që të sigurojë pikë nga këto dy përballje.

Edhe ditën e sotme, ekipi i drejtuar nga Armir Grima zhvilloi seancën e radhës stërvitore në fushën me bar natyral të mini-stadiumit të “Shtëpisë së Futbollit”. Seanca e sotme ishte më tepër një seancë shkrythëse, duke qenë se gjatë këtyre tre ditëve, ekipi ka zhvilluar seanca me intensitet të plotë.

Për fshf.org, nga stërvitja e sotme, Viona Rexhepi, portierja e ekipit kombëtar ka folur për përgatitjen e skuadrës, duke theksuar se seancat kanë shkuar shumë mirë.

Më tej, ajo shton se fokusi kryesor i skuadrës është Polonia dhe Shqipëria do të tentojë të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Në fund, ajo ka edhe një thirrje për tifozët, të cilët i fton të mbështesin Kombëtaren e femrave në stadium të enjten e 1 shtatorit.

Si po shkojnë përgatitjet e ekipit? – Përgatitja ka shkuar shumë mirë, po stërvitemi çdo ditë dhe kemi disa ditë të grumbulluara, me synim që të përgatitemi sa më mirë dhe të jemi gati për këto dy ndeshje. E dimë që janë të dyja ekipe shumë të vështira, por ne do të japim maksimumin.

Çfarë presim nga Shqipëria në ndeshjen ndaj Polonisë? – Fokusi ynë kryesor është te ndeshja me Poloninë ditën e mërkurë, ekip të cilin e vlerësojmë maksimalisht, ashtu sikurse Norvegjinë. Shpresoj që t’ia dalim sa më mirë. Edhe pse Polonia është një nga ekipet më të mira të grupit, unë besoj që me ekipin që jemi dhe me grupin solid që kemi, do të marrim një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Tifozët në stadium? – Janë zemra jonë, i presim të na mbështesin. Me ta sigurisht që bëhemi më të forta dhe luajmë më të sigurta. I ftojmë të jenë sa më të shumtë në stadium.

Grupi ende nuk është kompletuar, teksa ditën e nesërme pritet që t’i bashkohen ekipit edhe vajzat që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit: Kristina Maksuti, Mery Kalaja, Mimoza Hamidi, Alma Hilaj, Qëndresa Krasniqi.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...