Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori 2026, Messi: Atëherë do jem 39 vjeç, tani po mendoj vetëm për Kupën e Amerikës

Di Maria zbulon momentin e tërheqjes: Do t'u liroj vendin të rinjve
Di Maria zbulon momentin e tërheqjes: Do t'u liroj vendin të rinjve

Është plot 36 vjeç, megjithatë Lionel Messi vazhdon të jetë në top formë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi kampioni i botës me Argjentinës është pyetur se nëse do të luajë në Botërorin 2026 apo jo.

Lexo edhe:

Messi theksoi se në 2026 ai do të jetë plot 39 vjeç, ndërsa shtoi se as ai vet nuk e di a do jetë në gjendjen e duhur fizike për të luajtur në kupën e ardhshme të botës.

“Në Kupën e Botës 2026 do të jem në një moshë që normalisht nuk më lejon të luaj, por nuk po them 100% që nuk do të jem atje. Do të përpiqem gjithmonë që të bëj maksimumin tim dhe unë jam i pari që e di se nëse do të mund të jem atje apo jo. Jam i vetëdijshëm që ndodhem në një kampionat më të dobët, por mendoj se forma është një gjë personale. Aktualisht po mendoj vetëm që të vazhdojë rrugëtimin për në Copa America, për të luajtur, për të luftuar sërish dhe për t’u përpjekur të bëhem kampion, për më tej koha do të tregojë nëse do të jem në Botëror apo jo“-deklaroi Messi.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...