Kombëtare

Botërori 2030/ “Ëndrra e një kontinenti”, zyrtarizohet kandidatura e katër shteteve latine

Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguai kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2030, që shënon edhe 100-vjetorin e edicionit të parë që u mbajt në Montevideo (Uruguai), kompeticion që u fitua nga kombëtarja vendase.

Ky nuk është një projekt qeveritar, por një ëndërr e një kontinenti”, u shpreh Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) përkrah drejtuesve të katër federatave.

Ne jemi në këtë vend historik ku filloi gjithçka”, shtoi ai gjatë konferencës për shtypin të mbajtur në stadiumin “Centenario” në Montevideo, ku Uruguai mposhti Argjentinën 4-2 në finalen e parë në histori në vitin e largët 1930.

Dominguez vijoi edhe më tej: “Do të ketë edicione të tjera të Kupës së Botës, por njëqindvjetori do të festohet vetëm një herë!

Në projektin e katër shteteve janë përcaktuar 14 stadiume që do të presin 48 kombëtaret që do të marrin pjesë.

Nëse projekti realizohet dhe përzgjidhet nga FIFA, do të ishte edicioni i gjashtë i mbajtur në Amerikën e Jugut; pas Uruguai 1930, Brazil 1950, Kili 1962, Argjentinë 1978 dhe Brazil 2014.

Katër shtetet latine do të sfidojnë kandidaturën e përbashkët Spanjë&Portugali, teksa Britania dhe Irlanda janë tërhequr nga gara dhe kanë përqendruar forcat në Euro 2028.

Ansa raporton se për organizimin e Kupës së Botës 2030 janë të interesuar edhe Maroku, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency