Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Botërori i 2023-shit në 3 shtete, shpallen fituesit

FIBA vendosi që Botërori i Basketbollit për vitin 2023 do të organizohet në 3 vende të ndryshme. Qeveria e basketbollit botëror i besoi organizimin e këtij eventi, vendeve aziatike, teksa këtë fundjavë shpalli emrat e fituesve ku triumfuan kandidaturat e Filipineve, Indonezisë dhe Japonisë, që do të mirëpresin për herë të parë këtë kompeticion.

Organizimi i Botërorit në këto 3 vende vjen dhe pas përmirësimeve të ndjeshme që ekipet e tyre përfaqësuese kanë arritur në sportin e basketbollit. Pjesë e rëndësishme e lobimit për fitimin e të drejtës së organizimit të Botërorit të Basketbollit, ishte dhe presidenti i Interit, Erik Thohir, që ka qenë më parë i përfshirë në këtë sport si pronar i skuadrës së NBA, Philadelphia 76-ers, por dhe si president i Federatës Indoneziane të Basketbollit.

Në vitin 2019, Botërori i Basketbollit do të zhvillohet në Kinë, ndërsa gjatë asamblesë së FIBA-s, Argjentina mori garancinë se në vitin 2027 mund të kandidojë e vetme për organizimin e këtij eventi, në shtetin amerikano-jugor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...