Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Botërori i Atletikës, dominojnë atletët amerikane

Atletët amerikanë ishin dominues në ditën e pestë të Botërorit të Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit, teksa fituan më shumë medalje të arta.

Në garën e kërcimit me shkop për meshkuj medaljen e artë e fitoi Sam Kendriks, që kërceu lartësinë 5.97 m, i ndjekur në vendin e dytë nga suedezi Duplantis po me 5.97 m, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi polaku Lisek me 5.87 m.

Në finalen e hedhjes së shtizës për femra, kampione e botës u shpall australiania Barber me 66.56 m, e ndjekur nga dy sportistet kineze, Shiying Liu dhe Huihui Lyu, që u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në 800 m për meshkuj kampion bote u shpall amerikani Donovan Brazier me 1 minutë 42 sekonda e 34 të qindta, duke vendosur edhe një rekord të ri të kampionatit. Në vendin e dytë u rendit boshnjaku Amel Tuka, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi keniani Rotich.

Dita e pestë u mbyll me finalen e garës së 200 m për meshkuj, ku ashtu siç pritej medaljen e artë e fitoi Noah Lyle i SHBA me 19.83 sekonda, duke lënë në vendin e dytë Andre De Grasse, ndërsa i treti u pozicionua ekuadoriani Quinonez.

Pas ditës së 5 të botërorit, SHBA e sheh veten në pozita gjithnjë e më të konsoliduara në krye të renditjes në tabelën e medaljeve me 7 medalje të arta, 7 të argjendta dhe 2 të bronzta. Në vendin e dytë vazhdon të jetë Kina me 2 medalje ari, 3 argjendi e 3 bronzi, ndërsa e treta është Xhamajka me 2 medalje të arta dhe 2 të argjendta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...