Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Botërori i Atletikës, Gega kualifikohet në finale

Luiza Gega kualifikohet për në garën finale të 3000 metrave me pengesa të botërorit të atletikës. Në Shtetet e Bashkuara në Oregon është duke u zhvilluar edicioni i 18 i kampionatit botëror të atletikës dhe 33-vjecarja dibrane është sportistja e vetme e përfaqësueses shqiptare në këtë aktivitet, që për hir të së vërtetës duhej të ishte mbajtur një vit më parë në gjysmën e parë të muajit gusht, por gjithçka u shty për arsye të frikës së përshkallëzimit të situatës së pandemisë së koronavirusit. Atletja e mirënjohur shqiptare zhvilloi një garë të shkëlqyer, duke merituar fjalë vërtet shumë të mira.

Ky botëror është duke u zhvilluar në Eugene, në Hayëard Field, pra pikërisht stadiumin që zakonisht pret edhe garat e famshme “trials” ku atletët amerikanë masin forcat përpara kompeticioneve madhore. Luiza Gega këtë radhë merr pjesë vetëm në garën e vështirë të 3.000 metrave me pengesa dhe atletja më e mirë shqiptare për momentin konfirmoi përsëri formën e saj shumë të mirë. Fillimisht në Eugene u zhvilluan garat eliminatore të kësaj disipline, më saktë tre të tilla dhe Luiza Gega ishte listuar në baterinë e dytë eliminatore, me rivale shumë të forta si Alice Finot, Mekides Abebe, Courtney Ëayment Frerichs, Peruth Chemutai, Aimee Pratt apo dhe Gesa Felicitas Krause, që në botërorin e fundit tre vjet më parë në Doha të Katarit e mbylli aventurën e saj në podium, me medaljen e bronztë.

Kriteret e kualifikimit ishin pak a shumë njësoj, pasi përveç tre atleteve të para për çdo bateri do të fitonin të drejtën për të marrë pjesë në garën e mesjavës së ardhshme gjithashtu edhe sportistet me gjashtë kohët e tjera më të mira. Luiza iu përmbajt strategjisë së saj duke zhvilluar një garë të kontrolluar për të shpërthyer pikërisht në pjesën përmbyllëse dhe djegur madje në metrat e fundit edhe atleten vendase, që kishte gjithë përkrahjen e publikut.

Në mbyllje Gega u rendit e treta në klasifikimin e baterisë së saj, duke e ndalur kronometrin në kohën 9’14”91. Një kohë vërtet tepër e respektueshme, duke pasur parasysh që koha e kualifikimit për në garën finale të botërorit amerikan është vetëm 0,62” larg rekordit tonë kombëtar, që u vendos prej saj vetëm disa javë më parë në edicionin e 19 të Lojërave Mesdhetare në Algjeri. Në Qytetin e Oranit sportistja dibrane fiksoi kohën 9’14”29, e përvec se pluhurosi kohën e saj të mëparshme duke hyrë akoma më thellë në historinë e atletikës shqiptare të kësaj disipline ajo gjithashtu vendosi edhe një rekord të ri për sa i përket Lojërave Mesdhetare. Vlen të kujtohet gjithashtu fakti që përvec medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të Oranit në 3.000 metra me pengesa Luiza Gega e fitoi garën me plot 15” avantazh kundrejt tunizianes Marëa Bouzayani që u pozicionua në vendin e dytë dhe 18” epërsi ndaj athletes nga Maroku Ikram Ouaaziz.

Përsa i përket garës së saj në Eugene Luiza i mbylli shtatë rrotullime e gjysmë me pengesa përreth pistës së Stadiumit Hayëard Field pothuajse me vetëm gjysmë sekonde larg vendit të parë. Bateria e saj u fitua nga francezja Alice Finot me kohën 9’14”34, që la prapa për 0,49” sportisten nga Etiopia Mekides Abebe. Më pas me radhë u pozicionuan nga vendi I katërt e poshtë atletja nga Shtetet e Bashkuara Courtney Ëayment Frerichs, që humbi kualifikimin e drejtpërdrejtë për vetëm 0,04”, ugandezja Peruth Chemutai, Aimee Pratt që vendosi një rekord të ri për atletikën britanike si dhe dy rivalet e tjera, atletja gjermane Gesa Felicitas Krause dhe sportistja australiane Amy Cashin.

28-vjecarja ishte tepër e pafat, teksa nuk ia doli dot të përfitonte nga kohët kualifikuese, ndonëse bateria e dytë ishte vërtet tepër e shpejtë. Aq e shpejtë ishte kjo bateri sa katër nga gjashtë kohët e “ripeshkuara” për në finalen e madhe I përkasin pikërisht kësaj baterie. Në botërorin e fundit në Khalifa International Stadium të Katarit Gega ishte gjithashtu në finalen e kësaj disipline, ku gara u fitua nga atletja e famshme keniane Beatrice Chepkoech, ndërsa në podium u ngjitën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë sportistja amerikane Emma Coburn bashkë me gjermanen Gesa Felicitas Krause, ndërkaq Luiza asokohe e përfundoi garën e saj në pozicionin e nëntë, me kohën 9’19”93, një tjetër rekord kombëtar për atletikën shqiptare.

Gara finale e botërorit amerikan të 3.000 metrave me pengesa do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme dhe në të do të marrin pjesë pra 15 sportiste gjithsej, garë ku atletja e famshme shqiptare e “mbretëreshës së sporteve” siguroi kualifikimin falë kohës së gjashtë më të mirë të kësaj disipline.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...