Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Botërori i Atletikës, konfirmohet Schippers

Kishte të tjera rezultate surprizuese në mbrëmjen e tetë të Botërorit të Atletikës në Londër por ajo që konsiderohej si gara më interesante e natës respektoi pritshmëritë.

Holandezja Dafne Schippers ishte kampionia në fuqi që nga Pekin 2015 në garën e 200 metrave dhe pas formës së mirë në garat kualifikuese respektoi pritshmëritë dhe në finale, ku ndali kronometrin në 22”05 duke lënë pas atleten nga Bregu i Fildishtë Marie-Josee Ta Lou, dhe Shaunae Miller-Uibo nga Bahamas.

Për Ta Lou ishte një tjetër disfatë dramatike. pasi humbi në garën e 100 metrave në finish ndaj Tori Boëie për 0.03 sekonda humbi dhe në 200 metra cka do të thotë se për 4 të qindtat e sekondës në total ka humbur 2 medalje të arta në Londër.

Ndërkohë ishte një tjetër mbrëmje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që morën medaljen e 7 dhe të 8 të kësaj jave.

Në kërcimin së gjati Bittney Reese fitoi medaljen e saj të tretë të artë në 4 kampionatet e fundit botëror në këtë disiplinë, pasi mposhti rusen Darya Klishina me vetëm dy centimetra ndërsa amerikania tjetër Tianna Bartaletta fitoi medaljen e bronxit.

Pak minuta më vonë, kishte një tjetër sukses për Shtetet e Bashkuara por këtë herë surprizes pasi Emma Coburn fitoi medaljen e parë të artë në garën e 3000 metrave me pengesa. Me kohën 9’02”58 ajo jo vetëm vendosi rekordin e kampionateve botëror por fitoi të parën medalje në histori për Shtetet e Bashkuara në këtë disiplinë.

Kishte lajme të tjera të mira për amerikanët pasi edhe Courtney Frerichs zuri vendin e dytë duke i lënë kenianes Hyvin Jepkemboi medaljen e bronxit.

Por gara do të mbahet mend edhe për dicka tjetër, Beatrice Chepkoech harroi të kapërcente mbi ujë duke ju dashur të kthehej për ta realizuar kërcimin. Ky gabim i kushtoi medaljen e artë pasi përfundoi garën e katërta.

Një ndër favoritët e mëdhenj për të fituar arin në Londër ishte dhe Paëel fajdek që për të tretin botëror radhazi mori medaljen e artë në hedhjen e cekicit.

Gara ishte shumë e luftuar derui sa Fajdek realizoi një hedhje në 79.81 metra  për të fshirë kujtimet e këqia nga stadiumi kuë në Olimpiadën e 2012 dështoi për të arritur në finale.

Dy emra të tjerë të mëdhenj të gjysmëfinaleve të së premtes morën vendin e tyre në finalet respektive edhe pse në mënyra shumë të ndryshme.

Kampionia olimpike nga Afrika e Jugut Caster Semenya nuk pati asnjë problem në gjysmëfinaleve në 800 metrave, ndërsa favoritja në garën e 100 metrave me pengesa Kendra Harrison për pak së nuk dështoi për tu kualifikuar në finale por ja doli të opriste bioletën duke shpëtuar për vetëm 0.01 sekonda.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...