Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Botërori i atletikës, zhgënjen sërish Van Niekirk

Konsiderohej si një ndër garat më interesante të Botërorit, ajo e 200 metrave, gara në të cilën Wayede van Niekirk do të siguronte medaljen e dytë të artë pas asaj të 400 metrave, apo Isaac Makwala do të fitonte një medalje të artë përrallore pasi u përjashtua nga finalja e 400 metrave por asnjë nga këto nuk ndodhi në Botërorin e surprizave.

Kjo pasi ishte turku Ramil Guiyev ai që la pas Van Niekirk dhe atletin nga Trinidad Jereem Richards duke fituar medaljen e tij të parë të artë botërore me kohën 20”09. Kjo është koha me e ngadaltë në këtë garë që nga Botërori i parë i atletikës kur fitonte për Shtetet e Bashkuara Calvin Smith në 1983. Guilyev më parë ka përfaqësuar Azerbajxhanin dhe në 2011 zgjodhi të garonte për Turqinë, por ishte përjashrtuar nga garat për vendin e tij adoptiv për 3 vjet. Tani ai i jep Turqisë medaljen e parë të Artë në Botëror. Ishte një fitore vërtet entuziazmuese për talentin premtues sidomos po të merret parasysh se la pas në vendin e dyët favoritin absolut Van Niekerk që ndjeu lodhjen e garave të shumta në të cilat ka marrë pjesë, kjo ishte e 6 për të në këtë botëror.

Respektoi pritshmëritë ndërkohë gara e kërcimit në trehapësh për meshkuj me Christian Taylor që bëri më të mirën duke kërcuar 17.68 metra për të lënë pas bashkëatdhetarin e tij Ëill Claye me vetëm 5 centimetra në një finale të klasit të lartë.

Ky ishte titulli i tretë botëror me Taylor pas atyre të Daegu në 2011 dhe në Pekin dy vjet më parë.

Kishte një triumf të dyfishtë amerikan edhe në finalen e 400 metrave me pengesa për femra, por me një fituese surprizë pasi Kori Carter la pas kampionen Olimpike Dalilah Muhammad. Carter që garonte në korsinë 9 e mposhti Muhamad ndërsa atletja nga xhamajka Ristananna Tracey mori medaljen e bronxit.

Vetëm 24 orë pasi pësoi një zhgënjim të madh duke e lënë benzina kur po kryesonte në metrat e fundit të garës së 400 metrave Shaunae Miller-Uibo nga Bahamas u shfaq në formë të mirë duke fituar në gjysmëfinalen e 200 metrave për të shkuar lehtësisht në finale.

Në garën e 800 metrave për finalen favoruitja mbetet afrikano jugorja Caster Semenya që triujmfoi në baterinë e saj dhe tani do të synojë një tjetër medalje në këtë botëror pas asaj te bronxit që mori në garën e 1500 metrave.

Rezultat impresionues në Londër ndërkohë në garën e hedhjes së shtizës për meshkuj, me gjermanin Johannes Vetter që me 91.20 metrat e tij  shënon rezultatin e katërt më të mirë në të gjithë historinë e kampionateve Botërore. Kjo do të thotë se abshkëatdhetari i tij, dhe njëkohësisht kampioni olimpik në fuqi, Thomas Rohler do të ketë një punë vërtet të vështirë pë rta mposhtur në finalen e kësaj të diele ku shumë presin që të fitojë.

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...