Sllovaku Peter Sagan ka triumfuar për herë të tretë radhazi, në botërorin e çiklizmit, duke arritur një sukses historik.
Në cirkuitin e Bergenit, në Norvegji, sllovaku parakaloi në finish norvegjezin Alexander Kristoff, ndërsa australiani Michel Matthews kompletoi podiumin.
Shqipëria u përfaqësua në këtë kompeticion nga dy çiklistët Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj. Pikërisht Zhupa, bëri një garë të mirë për shumë kilometra, por në fund nuk arriti të bëhej pjesë e 10 më të shpejtëve.
