Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Botërori i fundit për Messin? Ne do shkojmë në luftë për të”, shoku i CR7 gati për Katar!

Lionel Messi e pranoi para pak ditëve se për shkak të moshës (35-vjeç), ai i Katarit do të jetë për të Botërori i fundit në karrierë. Një lajm që nuk i ka pëlqyer aspak mikut të tij në kombëtaren argjentinase, Lisandro Martinez. Mbrojtësi që aktivizohet në radhët e Manchester United thekson se nuk do ta lënë Messin të largohet nga kombëtarja ndërsa theksoi se për të, skuadra është e gatshme të shkojë edhe në luftë.

“Si do të jetë Botërori i fundit për Messin? Është çmendur apo çfarë? Ne nuk do ta lejojmë këtë, ky Botëror do të jetë shumë special për të, e shoh shumë të lumtur në këtë sezon. Ne jemi gati të shkojmë në luftë për Messin.

Kritikat për mua? Nëse janë të dobishme dhe të arsyeshme, atëherë i mirëpres. Por, ato që vijnë nga urrejtja dhe qëllimet e këqija ja lë atyre personave që e tregojnë vetë veten se cilët janë. Ato flasin ashtu sepse në të vërtetë shpjegojnë karakterin e tyre, mua nuk më intereson. Unë dua të rrethohem nga persona me energji të mirë dhe që mendojnë pozitivisht”, tha Martinez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...