Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori i Futsallit/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në raundin paraeliminator

Shorti i paraeliminatoreve të Kupës së Botës së Futsallit 2024, për Kombëtaren Shqiptare të Futsallit, i hedhur në fillim të muajit dhjetor, e vendosi Shqipërinë në Grupin E së bashku me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Pas përcaktimit të grupeve, tashmë është përgatitur dhe është gati edhe kalendari i plotë i ndeshjeve për këtë fazë para-eliminatore.

Ky turne do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, me suedezët që janë përzgjedhur si organizatorë të turneut.

Sa i përket Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 9 prill, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill.

 

Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi. Kuqezinjtë kaluan për herë të parë edicionin e shkuar në Raundin Elitë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

 

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin E

09/04/2022 – Andorra – Shqipëri

10/04/2022 – Shqipëri – Austri

12/04/2022 – Shqipëri – Suedi

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...