Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Botërori” i Italisë, 3 miqësore “big” para “Rusi 2017”

Zhgënjimi për mospjesëmarrjen pas 60 vitesh në Kupë e Botës mbetet i madh, por për Përfaqëusesen e Italisë ka ardhur momenti për t’i hedhur sytë nga e ardhmja. Në pritje të trajnerit të ri, që do të pasojë të shkarkuarin Gian Piero Ventura, të kaltrit kanë mësuar edhe emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballen më 1 qershor në testin e tretë post-Ventura. Bëhet fjalë për një tjetër emër “big” të futbollit botëror, Francën. Kjo miqësore luksi do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Riviera” të Nicës, në orën 21:00. Sa u përket përlasjeve me Francën, Italia ka një bilanc pozitiv me 18 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje.

Në fakt, trajneri i ri duhet ta nisë punën e tij të paktën që në mars, pasi janë konfirmuar miqësoret me Argjentinën, më 23 të këtij muaji në Bazel të Zvicrës dhe katër ditë më pas me Anglinë në “wembley”, për të ardhur më pas te testi me Francën rreth dy javë para nisjes së Botërorit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...