Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori i klubeve 2021 ngre siparin me Al Jazira-AS Pirae, Auckland City tërhiqet nga gara

Botërori i klubeve 2021 do të startojë të enjten e 3 shkurtit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sfida premierë e këtij edicioni do të jetë midis Al Jazira dhe AS Pirae, takim i cili do të luhet në stadiumin “Mohammed bin Zayed”, duke filluar nga ora 17:30.

Al Jazira është skuadra pritëse e këtij edicioni, ndërsa ishte planifikuar që në këtë duel përballë do të ishte Auckland City, por zelandezët u tërhoqën nga gara për shkak të pandemisë COVID-19, pasi për momentin rregullat në Zelandën e Re janë përforcuar dhe në kthim, për të gjithë stafin e skuadrës parashikohej karantinë dy javore.

Skuadra kampione në sezonin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira, do të masë forcat me AS Pirae, ekipi nga Tahiti, që do të përfaqësojë zonën e Oqeanisë në këtë edicion dhe kjo do të jetë jo vetëm sfida e parë e edicionit të 18-të, por edhe takimi i parë direkt midis të dyja skuadrave.

Kjo është prezenca e dytë në Botërorin e klubeve për Al Jazira-n dhe është kështu skuadra e dytë nga Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku Al Ain në 2018. Ndërsa në krahun tjetër, Tahiti prezantohet për herë të parë në këtë kompeticion nga AS Pirae. Në prezencën e parë, Al Jazira u rendit në vendin e katërt, në botërorin e klubeve në vitin 2017, pasi u eliminua nga kampionët e atij edicioni, Real Madrid, ndërsa në finalen e vogël pësuan disfatë ndaj meksikanëve të Pachuca-s.

Për herë të pestë në 18-të edicione, shtëpia e botërorit për klube do të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në katër edicionet e mëparshëm, trofeu në fund ka “fluturuar” drejtë Europës që në këtë sezon do të përfaqësohet nga Chelsea. Edicioni i 18-të do të startojë më 3 shkurt dhe do të kulmojë më 12 shkurt me finalen e madhe dhe të gjitha takimet dhe emocionet e këtij edicioni janë ekzkluzivitet i DigitAlb dhe Supersport, pa asnjë kosto shtesë.
[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...