Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori i Klubeve/ Al Hilal luan tenis përballë Al Jazira, sfidon Chelsea në gjysmëfinale

Al Hilal ishte shumë i fortë për Al Jazira. Skuadra nga Arabia Saudite mposhti 6-1 rivalët nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve, ekskluzivitet i Supersport.

Al Jazira kaloi në avantazh me anë të Abdoulay Diaby në minutën e 14-të, por fituesit e Champions League së Azisë reaguan me dy gola brenda katër minutave në fundin e pjesës së parë.

Nigeriani Odion Ighalo barazoi shifrat (36’), ndërsa braziliani Matheus Pereira kaloi ekipin e tij në avantazh (40’). Al Hilal nuk u ndal dhe realizoi katër gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit.

Autorët e golave ishin Mohamed Kanno, Salem Al Dawsari, Moussa Marega dhe Andre Carrillo (penallti), të cilët vulosën triunfin tenistik në sfidën e luajtur në stadiumin “Mohammed Bin Zayed Stadium” në Abu Dhabi.

Al Hilal do të përballet të mërkurën (9 shkurt) me Chelsea në gjysmëfinale, teksa ekipi tjetër finalist do të përcaktohet nga fituesi i çiftit Palmeiras-Al Ahly.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...