Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori i klubeve fillon me spektakël, çfarë përmbysjeje e Al Ain!

Botërori i Klubeve ka filluar menjëherë me emocione, që në ndeshjen e parë të zhvilluar mes Al Ain dhe Team Wellington. Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe bëri mrekullinë në këtë takim, duke përmbysur rezultatin  nga 3-0 në 3-3 dhe më pas të fitojë sfidën me anë të ruletës së penalltive.

Ekipi nga Zelanda e Re kaloi në avantazh fillimisht me anë të Mario Barcias në të 11-ën, dhe vetëm 4 minuta më pas, dyfishoi me anë të Aaron Clapham. Në minutën e 44-t, Mario Ilich shënoi dhe golin e tretë për Team Wellington, me kualifikimin që dukej i vendosur. Gjithsesi, Tsukasa Shiotani realizoi golin e shpresës për arabët pak përpara përfundimit të pjesës së parë, duke i dhënë shpresë Al Ain. Në të 49-ën, Tongo Doumbia mposhti portierin e Wellington, Basalaj për të ngushtuar diferencën në 3-2. 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ishte Marcus Berg që me një goditje mjaft të bukur me kthesë barazoi rezultatin, duke çuar ndeshjen në pjesët shtesë. Rezultati mbeti i pandryshuar, dhe u ndeshën 11 metërshat për të vendosur se kush do të kalonte më tej. Portieri i Al Ain, Khalid Essa priti penalltinë e fundit të gjuajtur nga Justin Ellin, me skuadrën e tij që arriti një kualifikim në Botërorin e Klubeve. Në çerekfinale, klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të përballet me ekipin maroken, Esperance Tunis, që është kampione e Champions Leagues të Afrikës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...