Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori i klubeve, zbulohet formati i ri

Aktualisht quhet Botërori i Klubeve por që nga viti 2021 mund të ripagëzohet si turneu i ëndrrave. Siç raporton sot “La Gazetta Dello Sport shumë shpejt një edicion i ri i këtij kompeticioni pritet t’i prezantohet këshillit të FIFA-s me qëllimin për të bërë edhe më spektakolare sfidat dhe mbi të gjitha arritjen e arkëtimit shifrave kolosale financiare të cilat më pas do t’iu shpëndahen klubeve. Sipas planit turneu do të organizohet një herë në katër vjet dhe formula parashikon në klubet pjesëmarrëse për ediconin e vitit 2021 nga Italia fqinjë të aktivizoht edhe Milani, Juventus dhe Interi.

Ideja e shumëpritur nga klubet e mëdha është organizimi i një turneu për ekipet më të forta të planetit. Një objektiv ambicioz të cilin Infantino ka vendosur ta bëjë realitet brenda një harku të shkurtër kohor. Iniciativa e tij është në rrugën e duhur për t’u sjellë në jetë ndaj tashmë mbetet vetëm për të përcaktuar detajet e Botërorit të ri për klube pasi gjithçka tjetër është gati. Infantino në të vërtetë ka zhviluar takime me 7 nga klubet e mëdha europaine pikrisht me këtë qëllij prezantimin e projketit në të cilin parashikohet që turneu të angazhojë 24 skuadra nga të cilat 8 skuadrat fituese të fazës së grupeve të sfidohen në fazën e eliminimeve direkte që në çerekfinalet e kompeticionit. 90 minuta lojë të rregullt më pas në rast barazimi kalimi direkt tek penalltitë. Një kompticion i cili zhvillohet përgjatë 18 ditëve për edicionin e 2021 datat janë fiksuar për 10- 28 qershor.
Nga 24 skuadrat pjesëmarrëse 12 pritet të jenë europaine 5 të Amerikës së Jugut 2 Afrikane, 2 Aziatike, 2 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 1 nga Oqeania dhe një klub i vendit organizator. FIFA po mendon që në këtë edicion pjesmarrëse të jenë klubet që kanë fituar më shumë.
Me pak fjalë një spektakël i garantuar me disa prej investitorëve të cilët janë gati të ofrojnë deri në 2 miliardë dollarë për katër edicionet e rradhës.Të ardhurat do të shkojnë për klubet me FIFA-n ë do të mbajë vetëm 100 milionë dollarë nga shifrat e përfituara për të mbuluar shpenzimet. Me pak fjalë skuadrat pjesëmarrëse do të siguronin rreth 60 milionë dollar ndërsa ato fituese rreth 130/150 milionë dollarë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...