Basketboll

Botërori i meshkujve/ Spanja prek finalen mes vuajtesh

Është Spanja finalistja e parë e kampionatit Botëror të basketbollit për meshkuj që po zhvillohet aktualisht në Kinë. Në gjysmëfinalen e parë skuadra e drejtuar nga italiani Sergio Scariolo mposhti në një ndeshje shumë të luftuar e cila përfundoi pas dy kohëve shtesë Australinë me rezultatin 95-88. Spanja tashmë do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit 2006 ku u shpall për herë të parë kampione bote edhe pse përballë fitueses së çiftit Argjentinë-Francë do ta ketë shumë të vështirë. Australia rezultoi një kockë e fortë për spanjollët madje përfaqësuesja e kangurëve ishte shumë afër fitores pasi në mesin e  periodës së 4-t kryesonte me plot 9 pikë avantazh. Megjithatë La Roja nuk u dorëzua dhe reagoi duke përmbysur gjithçka, edhe pse për të fituar Spanjës iu deshën të luante dy kohë shtesë nga 5 minuta. Marc Gasol ishte heroi i Spanjës me 33 pikë 6 rebound dhe 4 asiste, ndërkohë që spikatën edhe Ricky Rubio me 19 pikë 7 rebound dhe 12 asiste por edhe Sergio Llull me 17 pikë, 2 rebound e 6 asiste. Për Australinë më i miri mbi parket ishte Patty Mills i cili rezultoi edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 34 pikë. Nëse triumfon në finalen e madhe Mark Gasol do të bëhet basketbollisti i dytë në histori që fiton në të njëjtin vit titullin e kampionit në NBA dhe Kupën e Botës, i vetmi që e ka arritur deri tani është Lamar Odom në 2010-ën i cili pasi fitoi NBA-në me Los Angeles Lakers fitoi edhe Botërorin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency