Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Botërori i minifutbollit/ Historike, Shqipëria kalon grupin, e pret Ukraina

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve.

Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko barazuan në ndeshjen e tretë me rezultatin 0—0 përballë Kolumbisë dhe kaq i mjaftoi Shqipërisë për të avancuar më tej në botërorin e minifutbollit.

Në pjesën e parë skuadra kuqezi administroi në mënyrë perfekte barazimin dhe në disa raste vendimtar u tregua portieri Kejdi Myrtaj.

Në minutën e 9’ “gardiani” i Kolumbisë u shfaq i rrezikshëm me një gjuajtje potente, që u ndal nga Myrtaj. Portieri shqiptar ishte vendimtar sërish pas vetëm 3 minutash lojë, duke i thënë “jo” Christian Garson.

Edhe në fundit e pjesës së parë Myrtaj i tha “jo” portierit Ajala, që tentoi përsëri me një gjuajtje të befasishme.

Shqipëria e nisi më mirë fraksionin e dytë, me Reçin që provoi me një gjuajtje nga distanca por u ndal nga portieri i Kolumbisë.

Minutat më pas folën për Kolumbinë, që u hodh në kërkim të golit, megjithatë portieri Myrtaj ishte i pakalueshëm. Kombëtarja e minifutbollit u mundua të përfitonte maksimalisht nga hapësirat e skuadrës së Kolumbisë dhe në të 29-tën Kejdit Myrtaj provoi me një gjuajte nga porta në portë, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Lexo edhe: 

Ndërsa në të 32-tën Kaca tentoi të realizonte, por u ndal nga portieri Ajala. Mundësia ideale për kuqezinjtë u shfaq vetëm pas 2 minutash, por goditja e Reçit u prit nga portier Ajala, ndërsa në të 37-tën Joan Duqi rrezikoi sërish portën e Kolumbisë, me portierin që u shfaq vendimtar.

Më pas Erald Mërtiri ishte shumë pranë realizimit me roveshatë, por goditja përfundoi jashtë.

Në fund Shqipëria ruajti portën e paprekur dhe avancoi më tej si e treta më e mirë e Grupit F me dy pikë të grumbulluara,  teksa tani vëmendja shkon te sfida me eliminim direkt, aty ku Shqipëria do të përballet me Ukrainën, në datën 8 qershor, në orën 20:35.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...