Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka ngecur edhe në takimin e dytë të Grupit F në Botërorin që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë, atë ndaj Moldavisë.
Skuadra “kuqezi” ishte e para që gjeti rrugën drejt rrjetës, me Reçin që zhbllokoi sfidën në minutën e 14’ dhe kaloi Shqipërinë në avantazh. Megjithatë ky avantazh zgjati deri në minutën e 40’, me Moldavinë që gjeti barazimin falë Plamadeala.
Lexo edhe:
- Formacioni ideal i Europa League-s, Sevilla e Roma me nga katër lojtarë
- VIDEO/ Goli historik që i dha titullin Antwerpit, shijoni “perlën” e nga Alderweirled
- Kampionati Europian i Seksit, lista e pjesëmarrësve
- Çfarë fatkeqësie për sulmuesin e Romës, do të mungojë 5-6 muaj
Shqipëria e minifutbollit nuk ia del të gjejë triumfin, ndërsa më herët, të dielën u mund me rezultatin 1-0 nga Portugalia.
Vlen për t’u theksuar se të shumtë ishin mbështetësit e skuadrës “kuqezi” që ndoqën nga afër këtë përballje.
