Kombëtarja e minifutbollit e Shqipëria e nis me humbje aventurën e saj në Kupën e Botës, duke u mundur 1-0 nga Portugalia, që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë. Skuadra kuqezi u mund minimalisht në përballjen e parë, teksa ishte e pafat. Në një atmosferë elektrizuese, ku kishte shumë tifozë kuqezi, skuadra e trajnerit Sejko goditi dy herë shtyllën, ndërkohë që pati disa mundësi të mira për të shënuar.
Kuqezinjtë e nisën menjëherë në sulm dhe brenda pesë minutave të para krijuan tre raste të rrezikshme. Pas vetëm 2 minutash, Endrit Kaca u shërbye mirë pranë zonës kundërshtare por goditja e tij ishte e lehtë për portierin Carreira.
Dy minuta më vonë, Kaca rrezikoi sërish portën e luzitanëve, kësaj radhe nga goditja e dënimit, por Carreira ndërhyri sërish shkëlqyeshëm. Në minutën e 5′, Erald Leci tentoi nga jashtë zonë por goditja e mesfushorit u ndal nga shtylla. Shqipëria ruajti të njëjtën rrezikshmëri edhe në fraksionin e dytë dhe në minutën e 31′, pas një faulli në hyrje të zonës, kuqezinjtë organizuan një skemë mjaft të mirë, por në fund goditja e Lecit nuk pati forcën e duhur.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, Reali synon sulmuesin e Chelsea-t
Skuadra kuqezi u ndëshkua në në minutën e 37-të duke mos arritur më pas të që barazonte rezultatin. Por, provoi edhe njëherë tjetër në të 38′, aty ku Xhuljo Reçi kishte një mundësi të mirë për të shërbyer në zonë, por harkimi i tij në shtyllën e dytë ishte shumë i fortë.
Një nga momentet më emocionues të sfidës ishte paraqitja e dronit kuqezi dron (18′), i cili fluturoi mbi fushën ku zhvillohej ndeshja, teksa një flamur i Shqipërisë u valëvit në mbi impiantin e minifutbollit.
Pavarësisht humbjes, Shqipëria mbetet në lojë për kualifikimin nga Grupi F, teksa do të luajë ndeshjen e dytë të grupit me Moldavinë të hënën në orën 19:00, ndërsa të mërkurën luan me Kolumbinë ndeshjen e tretë të grupit.
