Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Botërori i sallave të mbyllura, Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e 1500m

Nga mungesa e një pistë të mirëfilltë me tartan për tu stërvitur në kryeqytet, deri te fakti që detyrohet të blejë e vetme bazën materiale për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën e madhe të atletikës. Të gjitha problematikat me të cilat detyrohet të përballet ditë pas dite kanë ndikuar te rezultatet e Luiza Gegës në Botërorin e Atletikës në salla të mbyllura në Birmingam.

Rekordmenia e atletikës nuk arriti të kualifikohej në finalen e garës së 1500 metrave, me kohën e kronometruar që ka pësuar rënie. Atletja shqiptare u rendit vetëm në vendin e shtatë nga nëntë atlete në baterinë e saj, me kohën 4 minuta, 10 sekonda e 65 të qindtat. Paraqitja e saj ishte 4 sekonda më e ngadaltë se një vit më parë në Stamboll, koha më e mirë që Luiza Gega ka regjistruar në këtë disiplinë gjatë konkurrimit në salla të mbyllura dhe që është njëkohësisht rekord kombëtar.

Një zhgënjim për kampionen kuqezi, që vetëm një muaj më parë triumfoi në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të mbyllura në Stamboll, ku u shpall kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave. Duke iu kthyer Botërorit në Birmingam, konkurrimi i 1500 metrave u fitua nga etiopiania Genzebe Dibaba, e cila ishte e vetmja atlete që arriti ta përfundonte garën në më pak se 4 minuta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...