Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Botërori i volejbollit të meshkujve vazhdon me fazën e grupeve, ja ndeshjet që luhen sot!

Edicioni i 19 i kampionatit Botëror të volejbollit për meshkuj që po zhvillohet në Itali dhe Bullgari vazhdon ndeshjet e fazës hapëse, që siç dihet është faza e grupeve, sipas formulës klasike me katër të tillë, ku bëjnë pjesë nga gjashtë skuadra përfaqësuese. Takimet vijojnë normalisht rrugën e tyre të zakonshme dhe është e kuptueshme që skuadrat e forta në këtë pjesë të parë të kampionatit mendojnë shumë edhe për të administruar forcat, pasi bëhet fjalë për një aktivitet që zgjat deri në fund të muajit shtator. Nga grupet A, B, C dhe D kualifikohen ekipet që klasifikohen në katër vendet e para, prandaj është e kuptueshme që në këtë fazë nuk priten surpriza. Ashtu si edhe një ditë më parë edhe ditën e premte do të luhen tetë takime. Në Supersport gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësi për të shijuar dy ndeshje, duke filluar që në orën 16:00, kur në Bullgari në Ruse do të vihen përballë Holanda me Kinën. Pas ecurisë së shkëlqyer të Kanadasë në Grupin B është e kuptueshme që kjo ndeshje konsiderohet si një finale për këto dy skuadra, pasi në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu edhe Brazili me Francën, dy vende që në botërorin e fundit u kualifikuan për në “final four”.

Të dy ekipet paraqiten në këtë duel pas humbjeve të rënda që pësuan ditën e mërkurë, Kina me Francën dhe Holanda me Kanadanë, ku në fakt këto përfaqësuese nuk arritën dot të fitojnë asnjë set. Kombëtarja aziatike shfaqet me shumë probleme, teksa ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit, sidoqoftë Kina në klasifikimin e përgjithshëm botëror pozicionohet aktualisht në vendin e 20, pra pesë vende më lart krahasuar me Holandën, që ka humbur gjithashtu edhe dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, ndërkaq bilanci i përgjithshëm në kampionatet Botërore është në barazim 2-2. Po në këtë grup do të luhet edhe takimi tjetër Francë – Egjipt, gjithsesi ndeshja e dytë që transmetohet në Supersport është Rusi – Tunizi, takim i vlefshëm për Grupin C që do të luhet në “PalaFlorio” të Barit, në orën 20:30.

Diferencat në këtë ndeshje janë tepër të mëdha, pasi Rusia që trashëgon edhe trofetë e fituar si Bashkimi Sovjetik është forca e parë në glob, teksa numëron 6 tituj gjithsej, ndërsa Tunizia merr pjesë në këtë aktivitet vetëm për herë të 10. Në ndeshjet e para volejbollistët rusë shkatërruan 3-0 Australinë, ndërsa Tunizia humbi pa marrë asnjë set derbin afrikan me Kamerunin. Skuadra e drejtuar nga veterani Sergey Shlyapnikov nuk pritet të ketë aspak probleme në një ndeshje të tillë, pasi Rusia i ka fituar që të 13 takimet që këto dy vende kanë patur ndërmjet tyre. Po për Grupin C ditën e premte do të luhet gjithashtu edhe takimi tjetër Australi – Kamerun.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...