Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Botërori në kohë të pazakontë, anglezët planifikojnë kalendarin e sezonit të ri

Ndonëse duhet më tepër se një vit nga starti i Kupës së Botës Katar 2022, fakti që ky kompeticion do të organizohet në një periudhë të pazakontë, ka bërë që shumë liga të marrin masat për organizimin e kalendarit të sezonit të ardhshëm.

Botërori është planifikuar të startojë më 21 nëntor dhe të zgjasë deri më 18 dhjetor, ndaj drejtuesit e Premier League janë duke menduar një plan që parashikon një ndërprerje 7-javore të kampionatit dhe kupave në Angli.

Thënë ndryshe, është parashikuar që kampionati anglez të luhet deri në fundjavën e 12 nëntorit, pasi FIFA ka vendosur detyrimin që të gjithë futbollistët e ftuar nga trajnerët e përfaqësueseve përkatëse të lihen të lirë brenda datës 14 nëntor, ose një javë para se Botërori të ngrejë siparin dhe të rikthehen të luajnë më 26 dhjetor për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithashtu është parashikuar që kampionati të nisë një javë më herët se normalisht, pra më 6 gusht dhe të përfundojë një javë më vonë, ose më 28 maj, duke shtyrë kështu finalet e FA Cup dhe Ligës së Kampionëve për në muajin qershor.

Megjithatë momentalisht bëhet fjalë vetëm për një projekt, pasi fillimisht do të pritet se çfarë do të vendosë UEFA për Ligën e Kampionëve, pasi qeveria europiane e futbollit ka hedhur idenë që të përfundojë fazën e grupeve para se të nisë grumbullimi për Botërorin dhe kjo do të kushtëzonte padyshim ecurinë e kalendarit të Premier Leagues.

Kupa e Botës 2022 është planifikuar të luhet në periudhën vjeshtë-dimër, ose konkretisht më 21 nëntor deri më 18 dhjetor, pasi në verë temperaturat në Katar shkojnë deri në 50 gradë dhe është e pamundur të mbahet një event i tillë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...