Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Botërori në verë apo në dimër, Në Arabi janë gati për secilën stinë

Ende nuk është zyrtare, por Botërori 2034 sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Australia u tërhoq nga gara duke mos u kandiduar për Kupën e Botës dhe sot për sot vendi arab është i vetmi që është i interesuar për të mikpritur turneun. Por a ekziston rreziku, që sic ndodhi në vitin e kaluar në Katar për një tjetër Botëror që luhet në periudhën mes nëntorit dhe dhjetorit?

Presidenti i Federatës Saudite të Futbollit Yasser Al-Misehal foli edhe për këtë në një intervistë të dhënë së fundmi. Katari zgjodhi periudhën dimërore për shkak të temperaturave të larta të vendit në periudha të tjera të vitit. Arabia Saudite ndërkohë ka shprehur gadishmërinë për çdo mundësi, duke pranuar që të luhet Botërori edhe në muajt e verës, ata më të nxehtët.

Lexo edhe:

“Ka shumë teknologji të reja që lejojnë të ftohësh apo të klimatizosh stadiumet, për të mos folur për faktin që shumë qytete në Mbretëri kanë mot shumë të pëlqyeshëm edhe në verë. Ne jemi gati për t’u përballur me të gjitha mundësitë”, u shpreh Al-Misehal.

Vendimi i Australisë dhe Zelandës së Re që në verë mikpritën botërorin e femrave me sukses, për të mos u kandiduar për Kupën e Botës 2034 i hap dyert projektit saudit. Që nga transferimi i Ronaldos te Al Nassr deri te merkatoja e yjeve për të marrë në Arabi lojtarët më të mirë europiane, Botërori mund të japë shtysën përfundimtare për rritjen e lëvizjes futbollistike në vendin arab.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...