Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Botërori po më mërzit”, trajneri i njohur: Të guxojmë më shumë, tifozët duan spektakël

Luis Enrique është një trajner të cilit i pëlqen që skuadra e tij të sulmojë dhe shënojë sa më shumë gola. Taktikat mbrojtëse nuk i preferon dhe bën një thirrje për kolegët e tij që të guxojnë më shumë, pasi tifozët presin spektakël nga Kupa e Botës.

Kemi arritur në një pikë ku nuk jemi më vetvetja! Gjëja e parë që duhet t’u mësojmë trajnerëve është se Botërori është spektakël dhe show. Nëse ka 50,000 apo 100,000 spektatorë në stadium, duhet të jemi të vetëdijshëm se në shtëpi ka miliona të tjerë.

Është si të shikosh një shfaqje të mërzitshme. Problemi është se nevojat e trajnerit i detyrojnë të gjithë të luajnë në mbrojtje. Në Botëror sulmohet vetëm kur skuadrat janë në disavantazh…

Unë i shoh gjërat ndryshe, mendoj se është një show dhe duhet t’u tregojmë tifozëve që ne mendojmë për t’i argëtuar ata”, deklaroi Luis Enrique në lidhje me futbollin që duhet ofruar në një kompeticion si Kupa e Botës.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...