Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Befason Interi, ja vendimi për 2 kroatët!

Tashmë që Botërori përfundoi një pjesë e mirë e klubeve europiane po qëndrojnë në pritje të rikthimit në grup të disa prej lojtarve. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi. Në qëndrën stërvitore në Appiano Gentile të ashtuquajturit senatorë do t’i bashkohen ekipit pas miqësores së 4 gushtit kundër Lyonit.

Dy futbollistët që pret Spalleti vrapuan shumë në këtë Botëror, shpejtësi dhe rezistencë dhe sigurisht që kjo perferomancë nuk ka kaluar pa u vënë re, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic dhuruan një lojë të shkëlqyer me fanellën e Kroacisë.

Për momentin drejtuesit zikaltër qëndrojnë të qetë sepse askush nuk është paraqitur për të bërë ndonjë ofertë. Klauzola e Brozovic e cila kap shumën e 50 milionë eurove tashmë ka skaduar dhe tashmë drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e rinovimit të kontratës deri në vitin 2021. Ndërkohë përsa i përket klauzolës nuk do të mundohen ta rrisin atë, por ta anullojnë.

Interi duhet të ndihet i kënaqur me Perisic. 29-vjecari në të gjitha ndeshjet ka qënë në top formë, madje shpesh është parë të sakrifikojë duke u kthyer edhe në mbrojtje. Mourinho e dëshiron prej kohësh Perisicin madje dhe ofertat konkrete nuk kanë munguar, por pas Botërorit 45 milionë nuk mjaftojnë për të siguruar shërbimet e kroatit. Zikaltërit mund të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit vetëm nëse në dyert e tyre paraqitet një ofertë prej 70 ose 80 milionë eurosh. Por edhe në rast se ajo ofertë nuk vjen Interi ka gati rinovimin e kontratës edhe për autorin e golit të pare të Kroacisë në finalen ndaj Francës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...