Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Botman drejt Milanit, Conte zgjedh lojtarin e Kroacisë për mbrojtjen

Një qendërmbrojtës është një nga kërkesat e Antonio Contes për merkaton e verës. Emra si Sven Botman (Lille) dhe Pau Torres (Villareal) janë lidhur me një transferim të mundshëm te Tottenham.

I pari ka arritur një akord me Milanin, teksa spanjolli është “parakaluar” nga Josko Gvardiol, i cili ka bërë për vete Conten me paraqitjet pozitive te Leipzigu. Nënkampionat e Gjermanisë paguan 18.8 milionë euro te Dinamo e Zagrebit në shtator dhe firmosën një kontratë deri në 2026 me lojtarin e prapavijës.

20-vjeçari kroat – 9 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren kroate – po bën shumë mirë në sezonin e parë në Bundesliga. Deri në këtë fazë të sezonit., Gvardiol ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Leipzigun, duke shënuar 2 gola e dhuruar 3 asiste.

Conte ka urdhëruar drejtuesit e Spurs të sigurojnë shërbimet e lojtarit të talentuar për sezonin e ardhshëm. Tottenham po përgatit një ofertë për drejtuesit e klubit gjerman, teksa lojtari është gati të hedhë hapin e radhës në verë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...