Merkato

Botman nuk mund të presë pafund Milanin, pranon milionat e klubit anglez

Sven Botman nuk mund të presë pafund Milanin. Mbrojtësi i Lille është objektivi kryesor i kampionëve të Italisë në prapavijë, por e ardhmja e tij do të jetë Premier League.

Newcastle insiston prej kohësh për shërbimet e 22-vjeçarit holandez, dëshira e të cilit ishte kalimi nën urdhrat e Stefano Piolit në Milanello.

“Qymyrxhinjtë” ofrojnë 40 milionë euro + bonuse për kartonin e qendërmbrojtësit, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesat financiare të drejtuesve të Lille.

Ndërkohë, oferta e Milanit, që kishte një para akord me lojtarin tulipan, shkoi deri në 30 milionë euro + bonuse, shifër që nuk kënaq klubin e Ligue 1.

Botman e ka humbur qetësinë dhe është shumë afër arritjes së marrëveshjes me drejtuesit e Newcastle, që nuk u dorëzuan në asnjë moment për ta bërë të tyrin.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency