Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Botosani shton radhët e shqiptarëve, merr edhe ish-mbrojtësin e Kukësit

Kristi Marku pritet të jetë përforcimi i radhës në skuadrën e Botosanit. Mbrojtësi që ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit, ka nisur një provë me rumunët teksa iu është bashkuar në fazën përgatitore që po e kryejnë në Austri.

27-vjeçari që sipas Transfermarkt ka një vlerë prej 175.000 eurosh në treg, më herët ka provuar eksperiencë jashtë kampionatit shqiptar teksa është aktivizuar me Rosengard, Budapestin Pyunik dhe Narva Trans.

Nëse Marku firmos me Botosanin (gjasat janë të mëdha që të ndodhë), atëherë do të bashkohej në këtë skuadër me Enriko Papën që është tashmë një lider te rumunët. Ndërkohë, kujtojmë se deri në sezonin e fundit pjesë e Botosanit ishte edhe ish-lojtari i Partizanit, Realdo Fili.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...