Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Bottas i rikthehet eksperiencës me Mercedes: Kam vuajtur me Hamilton!

77 Valtteri Bottas FIN, Mercedes-AMG Petronas F1 Team, 44 Lewis Hamilton GBR, Mercedes-AMG Petronas F1 Team, F1 Pre-season Testing at Bahrain International Circuit on March 12, 2021 in Sakhir, Bahrain. Photo by HOCH ZWEI Sakhir Bahrain *** 77 Valtteri Bottas FIN, Mercedes AMG Petronas F1 Team , 44 Lewis Hamilton GBR, Mercedes AMG Petronas F1 Team , F1 Pre season Testing at Bahrain International Circuit on March 12, 2021 in Sakhir, Bahrain Photo by HOCH ZWEI Sakhir Bahrain.

Valtteri Bottas nuk është shpallur asnjëherë Kampion i Botës në Formula 1 dhe shanset për t’ia dalë, tashmë që bën pjesë në radhët e skuderisë Alfa Romeo janë minimale. Mirëpo, gjatë karrierës së tij, finlandezi e ka pasur mundësinë për ta fituar titullin duke qenë se për pesë sezone ishte pjesë e Mercedes.

Por, fati i keq i Bottas ishte që në të njëjtën kohë në skuderinë gjermane ishte edhe Lewis Hamilton. Së fundmi, Bottas theksoi se për të ishte e vështirë të qëndronte nën hijen e britanikut ndërsa shtoi se mendonte gjithnjë për një mënyrë si ta mposhtte Hamilton.

“Unë jam një natyrë shumë kompetitive dhe ishte e vështirë të pranoja dominimin e Hamilton. Vetëm për një sezon e pranova se Hamilton ishte më i mirë se unë, pasi në pjesën tjetër të kohës mendoja gjithnjë se si ta mundja dhe të fitoja titullin botëror. Ishte e vështirë për mua sepse doja të fitoja menjëherë, por nuk ndodhi”, u shpreh Bottas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...