Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Bottas “pole”, Vettel i dyti, ndërsa Hamilton u përplas me murin

Valtteri Bottas fiton “pole position” në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Brazilit, i parafundit për Botërorin e Formula 1 për vitin 2017. Finlandezi i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë 1’08”322 dhe për herë të tretë në këtë sezon do të niset i pari. Koha e dytë më e mirë me vetëm 38 të mijtat më shumë i përket Ferrarit të Vettel, më pas vijnë Raikkonen, Verstapen dhe Ricciardo. 10-shen më të mirë e plotësojnë Perez, Alonso, Hulkenberg, Sainz dhe Massa.

Lewis Hamilton, i shpallur zyrtarisht kampion botë në Meksikë, do ta nisë nga fundi, pasi u përplas me murin rrethues që në fillim të provave. Ky ishte gabimi i parë i britanikut në një sezon thuasje perfekt për të, teksa e siguroi titullin dy gara para përfundimit të sezonit. Gjithsesi, “pole Position” në Brazil shkoi po për një pilot të Mercedesit, me skuadrën gjermane që edhe në këtë rast, pavarësisht aksidentit të Hamilton, ishte një hap para rivalëve. Gara e Cmimit të Madh të Brazilit, që do të zhvillohet në cirkuitin e Interlagos, do të nisë të dielën, në orën 17:00.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...