Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Boxing Day, Man. United shmang turpin ndaj Burnley-t, fiton Chelsea

Tjetër barazim zhgënjyes për Manchester United, këtë herë 2-2 brenda në “Old Trafford” me Burnley. “Djajtë e Kuq” pësuan gol që në minutën e tretë me autor Barnes, ndërsa në të 36-ën Defour realizoi të dytin me një ekzekutim fantastik të një goditjeje të lirë, me miqtë që shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazh të dyfishtë. Në pjesën e dytë, pas shumë përpjekjesh, United shkurtoi diferencën me Lingard, që tregoi klasin e tij me një devijim me finte. I njëjti autor shmangu turpin për “Djajtë e Kuq” me golin e e barazimit në minutat shtesë, pas një rrëmuje në zonë.

Goli i Alvaro Moratas me kokë në fillim të pjesës së dytë rezultoi shumë i rëndësishëm për t’i dhënë tri pikë Chelsea-t përballë Brighton në “Stamford Bridge”. Gjithsesi, blutë e Londrës i çuan shifrat në 2-0 në të 61-ën me Marco Alonson. Më këtë sukses, skuadra e Contes shkon në kuotën e 42 pikëve, një më pak se Manchester United.

Në takimet e tjera Bournemouth barazoi 3-3 me West Ham, Huddersfield – Stoke City u mbyll 1-1, Watfordi iu imponua 2-1 Leicester City-t, ndërsa West Brom – Everton u mbyll pa gola.

Premier League, Java 20

Tottenham – Southampton 5-2

Bournemouth – West Ham 3-3

Chelsea – Brighton 2-0

Huddersfield – Stoke 1-1

Manchester United – Burnley 2-2

Watford – Leicester 2-1

West Brom – Everton 0-0

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...