Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Boxing Day mbyllet me Liverpool-Swansea, fitorja objektivi i vetëm për The Reds

Në Angli futbolli nuk ndalon. Vetëm një ditë pas festës së Krishtlindjes në të ashtuquajturën Boxing Day, do të luhen 8 nga 10 sfidat e javës së 20-të që do ti japë start fazës së dytë. Me City-in e Guardiolës skuadrën që po dominon në çdo aspekt Premier Leaguen që do të luajë ndaj Newcastle të mërkurën vëmendja do të jetë te takimet e skuadrave të tjera pretendente që në këtë sezon luajnë për të siguruar kualifikimin në Champions League sepse titulli kampion e ka marrë rrugën tashmë drejt Etihaad Stadium. Boxing Day do të mbyllet me duelin mes Liverpoolit dhe Swansea City-it që do të luhet në orën 18:30 dhe do të transmetohet live në Supersport 2. Skuadra e Klopp do të kërkojë me çdo kusht fitoren në këtë sfidë për të ruajtur vendin e 4-t në klasifikim dhe për të reaguar në një farë mënyre pas atij barazimi 3-3 ndaj Arsenalit në Londër që nuk ishte një rezultat i keq por la një shije të hidhur te The Reds për nga mënyra sesi erdhi. Pa kapitenin Jordan Henderson në mesfushë dhe mbrojtësin Clyne që mungon prej kohësh Liverpooli do të mbështetet te tre fantastikët, Coutinho-Salah-Firmino për të kaluar me sukses skuadrën uellsiane që më pak ditë më parë ndryshoi trajner. Sfida të lehta në letër edhe për Manchester United e Chelsea-in që në orën 16:00 presin respektivisht në shtëpi, Burnley-in dhe Brighton. Një takim i bukur dhe që pritet të dhurojë emocione parashikohet të jetë ai mes Watford e Leicester.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...