Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Boxing Day vjen me dy duele spektakolare Leicester-Man.Utd dhe derbin e Londrës!

Boxing Day vjen në ekranin e Supersport me dy supersfida nga Premier League. Kampionati anglez zbret në fushë këtë 26 dhjetor siç e ka traditë çdo vit, këtë herë me disa nga ndeshjet e javës së 15-të ku spikasin padiskutim takimet Leicester-Manchester United që do të zhvillohet në orën 13:30 dhe Arsenal-Chelsea që do të luhet në orën 18:30 me derbin e zjarrtë të Londrës që gjithmonë ngjall interes pavarsisht pozitave të dy skuadrave në renditje. Gjithsesi vëmendja më e madhe do të jetë te dueli i King Power Stadium që do të luhet në mesditë pasi Leicester dhe Manchester United përfaqësojnë dy nga tre skuadrat që kanë bërë më mirë në këtë fillim sezoni në Premier League. 1 pikë i ndan dy ekipet në renditje me Leicester-in që mban vendin e 2-të me 27 të tilla dhe United që ka 26 por edhe një ndeshje më tepër për të luajtur dhe nëse e fiton do të ishte vetëm -2 pikë nga Liverpooli kryesues.

Të dyja skuadrat janë pothuajse të plota dhe në Leicester parashikohet një sfidë spektakolare dhe me gola. Në orën 18:30 vëmendja do të kalojë në Emirates Stadium me Arsenalin e Mikel Artetës që do të kërkojë një reagim në derbi pas një serie rezultatesh negative radhazi, por përballë një Chelsea që lufton për objektiva madhorë “topçinjtë” nuk do e kenë aspak të lehtë. Diferenca mes dy skuadrave në renditje është plot 11 pikë, ndërkohë që Arsenali që nuk fiton prej 7 takimesh që nga 1 nëntori kur mundte në transfertë Manchester United nëse vazhdon me këto ritme mund të rrezikojë mbijetesën. Chelsea ndërkohë është -6 pikë nga Liverpooli kryesues dhe nuk kërkon të humbasë më shumë terren prandaj ka një objektiv të vetëm në derbin e Londrës, pikërisht fitoren. Edhe në këtë përballje emocionet do të jenë të fortë dhe spektakli nuk do të mungojë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...