Ilir Bozhiqi mbetet një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të trajnervë që kanë drejtuar kombëtaren shqiptare gjatë dekadës së fundit. Veterani i stafit kuqezi, i pyetur për diferencat që ekzistojnë mes Christian Panuccit dhe paraardhësit të De Biasi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Zona Gol theksoi se bëhet fjalë për dy trajnerë proefsionistë gjithsesi kanë të vecantat e tyre.
Nga kombëtareja të suksesi historik i Skënderbeut, që brenda tre vitesh arrin të kualifikohet për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa Leagues. Pyetja e parë drejtuar nga paneli i gazetarëve lidhet me formën e jazhtëzakonshme të portierit Orges Shehi, që në moshën 40-vjecare, po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij.
Tashmë një eksperiencë shumë më të madhe në kompeticionet Europiane, Skënderbeu sipas Bozhiqit duhet të tentojë jo thjesht të marrë pikë, por të kalojë edhe fazën e gruoeve të Europa Leagues.
Bozhiqi nuk i druhet transfertës me Partizanin e Beogradit, ku duhet të rikthehet në të njëjtin stadium ku përjetoi momente të frikshme me kombëtaren kuqezi.
Skënderbeu duhet të luftojë në dy fronte, në Europë dhe kampionat, angazhim që sipas trajnerit të portierëve nuk do ta pengojë ekipin korcar për ta dominuar futbollin shqiptar.
