Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Brabec tërhiqet nga Rally Dakar, kryeson Price

Rally Dakar kapësuar ndryshime në renditjen e përgjithshme në kategorinë e motorëve. Tani, në krye të saj është Toby Price, edhe pse e mbylli etapën e tetë në vendin e tretë. Australiani përfitoi mjaft mirë nga problemet e Van Beveren, e sidomos të Ricky Brabec, me këtë të fundit që u tërhoq për shkak të dëmtimit të motorit të Hondës së tij.

Gjithsesi, kjo nuk ia zbeh paraqitjen e mirë Toby Price, që e mbylli etapën e tetë me një kohë vetëm 1 minutë e 15 sekonda më të lartë sesa ajo e fituesit Mattias Ëalkner, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Pablo Quintanilla.

Në kategorinë e makinave, Sebastian Loeb e mori veten nga ajo që i ndodhi një ditë më parë, duke fituar etapën e 8 të “Rally Dakar”, e treta për të këtë sezon.

Francezi la pas tij në fundin e kësaj etape Nasser Al Attiyah, në vendin e dytë me 7 minuta e 27 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Przygonsky.

Në renditjen e përgjithshme, Al Attiyah vazhdon të jetë i sigurtë në krye, i shkëputur me 46 minuta e 29 sekonda nga Nani Roma, ndërsa i treti renditet Sebastian Loeb.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...