Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Brahim Diaz: Zgjodha mes dy dashurive, për një gjë ju garantoj!

Brahim Diaz do të përfaqësojë kombëtaren e Marokut. Mesfushori i avancuar i Real Madrid, i cili ka lindur në Malaga të Spanjës, zgjodhi origjinën dhe gjakun. Duke vendosur të luajë me Marokun, nga vjen babai i tij.

24-vjeçari do të debutojë me gjysmëfinalistët e Botërorit të fundit në miqësoret kundër Angolës dhe Mauritanias. I pyetur nëse po priste ftesën e Spanjës, fanellën e së cilës e ka veshur vetëm një herë, Diaz u shpreh:

Jo, unë nuk kam kërkuar asgjë. Nuk kam bërë kurrë presion dhe as që kam ndërmend ta bëj. Nuk jam një tip i tillë. Unë preferoj të flas në fushë. Aty dallohet sa i fortë je dhe aty merren meritat.

Si ndihem? 100% spanjoll dhe 100% maroken. Jam rritur në Spanjë. Do të isha i lumtur nëse do të shënoja kundër Spanjës, por preferoj të ndëshkoj një tjetër Kombëtare.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Është shumë e madhe dashuria që më kanë dhuruar Spanja dhe Maroku, dy vende të mrekullueshme. Kam lindur dhe jam rritur në Spanjë, por kam rrënjë marokene nga gjyshja dhe babai.

Jam 100% i bindur në vendimin tim për të luajtur me Marokun. Gjithmonë kam zgjedhur me zemër, kështu ndodhi është këtë herë. Afeksioni dhe projekti që më kanë shfaqur dhe treguar në Marok më pëlqyen dhe më bindën. 

Nuk dua të shoh më pas. Falënderoj Marokun për këtë mundësi. Unë zgjodha mes dy dashurive të mia, por jam i qetë dhe i sigurt në lidhje me vendimin tim. Dhe as që kam ndërmend të flas më për këtë temë”, theksoi Brahim Diaz.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...