La Liga

Braida: Messi të largohet nga Barça? E vështirë, por jo e pamundur

Përplasja me drejtuesin e skuadrës Erik Abidal, por edhe ekzistenca e një klauzole sipas të cilës Messi mund të largohet me parametra zero duke filluar nga vera e ardhshme, kanë bërë që të shtohen zërat se argjentinasi mund të lërë Katalunjën pas shumë vitesh me fanellën e Barcelonës.

Nuk u ka shpëtuar pyetjeve mbi këtë rast as ish konsulenti i merkatos te Barcelona, Ariedo Braida, i cili deklaroi se largimi i “Pleshtit” nga “Camp Nou” është shumë i vështirë, për vetë faktin se argjentinasi jeton aty që prej moshës 13-vjeçare, por jo i pamundur.

“Largimi i Messit nga Barcelona më duket i vështirë, pasi futbollisti është aty që prej moshës 13-vjeçare, jeton mirë, paguhet shumë mirë dhe nuk ka arsye për të kërkuar për një tjetër eksperiencë. Megjithatë nëse vendos të largohet, atëherë e shoh në kampionatin anglez ose italian. Ai do t’i përmirësonte ndjeshëm imazhin çdo klubi, për vetë faktin që është një nga më të mirët në botë”, deklaroi Braida.

Barcelona po kalon një moment mjaft të vështirë, veçanërisht në ndeshjet në transfertë, ndërsa në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve do të përballet me skuadrën italiane të Napolit, që sipas Braidës, ka shanse reale të bëjë befasinë.

“Barcelona po kalon një moment negativ, për shkak të dëmtimeve të shumta dhe jo vetëm. Skuadra thyhet lehtë në ndeshjet në transfertë, ndaj e shoh si një mundësi të mirë për Napolin, që të bëjë diçka pozitive në ‘San Paolo’. Megjithatë për kualifikim do të duhen dy ndeshje dhe gjithçka është e hapur”, shtoi ish konsulenti i merkatos te Barcelona.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency