Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

“Braktisi” Kosovën prej trajnerit Challandes, mbrojtësi merr sërish ftesë nga “Dardanët”

Mbrojtësi i St Paulit, Leart Paqarada, do të rikthehet te Përfaqësuesja e Kosovës. Burime të emisionit “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova njoftojnë se trajneri Alain Giresse i ka dërguar ftesë 27-vjeçarit per dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fund të shtatorit.

Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte te Kosova që nga 4 prilli i vitit 2021, kur nëpërmjet një letre kishte hequr dorë nga Kosova për aq kohë sa do te ishte trajner Bernard Challandes.

Në atë, kohë Paqarada ishte ndier i injoruar nga zvicerani, i cili nuk e kishte aktivizuar. Edhe pas ardhjes se francezit Giresse te Dardanët, Paqarada nuk kishte marrë ftesë në grumbullimin e parë, mirëpo tani duket se të gjitha gjërat  janë qartësuar dhe ai pritet të jetë në dispozicion të Giresse për dy ndeshjet e fundit në grupe kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...