Harmon Van Dave u largua nga Laçi në fillimin e javës teksa braktisi kurbinasit para dy ndeshjeve të turit të dytë për Conference League ndaj Petrocub. Sulmuesi nga Liberia mesa duket e ka pasur gati akomodimin e ri teksa së fundmi është prezantuar tek klubi i JS Saoura.
Këta të fundit janë pjesë e kampionatit elitar së Algjerisë teksa sezonin e fundit e mbyllën në vendin e tretë.
26-vjeçari qëndroi me kurbinasit për një sezon ndërsa shënoi edhe pesë gola me fanellën e kurbinasve megjithatë nuk mundi për asnjë moment të shndërrohej në titullar duke vuajtur konkurrencën e Guindo, apo edhe të Adeleke Akinyemi. Në këtë formë, Van Dave nis një aventurë të re shumë larg Superiores dhe Europës.
